​Osmani: Serbia të përgjigjet para drejtësisë ndërkombëtare për krimet në Kosovë

HomeLajme

​Osmani: Serbia të përgjigjet para drejtësisë ndërkombëtare për krimet në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bënë homazhe dhe nderuan kujtimin

Presidentja Osmani në Turqi flet për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Këmbësori që inskenoi aksidentin ndaj shoferit të BMW-së në Gjilan është me probleme mendore
Zv. ministri i Drejtësisë: Të enjten do t’i vizitoj të burgosurit e rastit “Kumanova”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bënë homazhe dhe nderuan kujtimin për të rënët në 23-vjetorin e Masakrës edhe në Çikatovë të Vjetër.

Osmani tha është një ditë me dhimbje të madhe për të gjithë Kosovën sepse shumë civil, shumë martirë, shumë dëshmorë ranë për lirinë e Kosovës.

Ajo tha se po kujtojnë këtë sakrificë të madhe pa të cilën liria jonë do të ishte e pamundshme.

“Liria jonë do të jetë e plot atë ditë kur do të këtë drejtësi për të rënët sepse fatkeqësisht këta që i kanë kryer këto krime akoma nuk kanë dal para drejtësisë, edhe sot përserisimin thirrjen tonë që Serbia të përgjigjet para drejtësisë ndërkombëtare, që mos t’i fsheh kriminelet, që ta pranojë fajin dhe të kërkoje falje”, tha ajo.

Kurse, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se masakra e Çikatovës së Vjetër dhe qindra masakra të tjera të cilat kanë ndodhur në Kosovë, prej aparatit shtetërorë të Serbisë, dëshmojnë qëllimin që kishin për shfarosjen e popullit tonë.

“Këto masakra janë dëshmia më e qartë se qëllimi i Serbisë ka qenë shfarosja e popullit tonë, për këtë arsye ne do të argumentojmë vazhdimisht gjenocidin që e ka bërë Serbia mbi popullin tonë civilë të pambrojtur të Kosovës dhe që vetëm atëherë kur drejtësia të vijë në vend, vetëm atëherë kur kriminelet të gjykohen e të marrin dënimin e merituar, atëherë zemrat e familjareve të cilët i humben më të dashurit e tyre, do të jenë më të lehtësuara, lavdi martirëve, lavdi dëshmorëve dhe lavdi të gjithë atyre që e dhanë jetën për lirinë edhe për pavarësinë e shtetit tonë”, tha ai.