100-shet e falsifikuara po qarkullojnë me të madhe në Kosovë, rastet e fundit u raportuan nga TEB dhe Raiffeisen

HomeLajme

100-shet e falsifikuara po qarkullojnë me të madhe në Kosovë, rastet e fundit u raportuan nga TEB dhe Raiffeisen

Qindra mijëra euro para të falsifikuara po vihen përditë në qarkullim, në  tregun e Kosovës. Të tilla raste po raportohen kryesisht nga zyrtarët e ban

Policia e konfirmon: Viktima nuk arriti ti mbijetojë goditjes nga aksidenti i cili ndodhi në Gjilan
Vendimi i Qeverisë: Mbyllen bibliotekat dhe kinematë, lihen të hapura fitneset
Vazhdon rritja e naftës, 1 litër naftë shkon deri në 1.12 euro në Kosovë

Qindra mijëra euro para të falsifikuara po vihen përditë në qarkullim, në  tregun e Kosovës. Të tilla raste po raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave. Kartëmonedha e cila po raportohet më së shumti  si e falsifikuar është ajo prej 100 euro. Sinjali mëson se dy raste të tilla janë raportuar sot nga zyrtaret e bankave “TEB” dhe “Raiffeisen Bank “në Prishtinë.

Njëri rast ka ndodhur dje, ku në ATM-në e bankës “TEB” është deponuar një 100-she që dyshohet të jetë e falsifikuar. Policia është njoftuar lidhur me rastin sot dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është intervistuar zyrtarja e bankës, raporton Gazeta Sinjali.

Ndërsa rasti tjetër që u raportua sot ka ndodhur më 18 mars në bankën “Raiffaisen” në Prishtinë. Pas denoncimit të rastit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është njoftuar se një kartëmonedhë prej 100 euro e falsifikuar është deponuar në ATM-në e kësaj banke.

Ndryshe, kohëve të fundit, paratë e falsifikuara po lulëzojnë gjithandej vendit. Brenda pak javësh janë raportuar dhjetëra raste, derisa janë sekuestruar edhe mijëra euro.

Falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.