1416 raste aktive në Gjilan, 91 nga ta në gjendje të rëndë po trajtohen në Spitalin e Gjilanit

HomeLajmeShëndeti

1416 raste aktive në Gjilan, 91 nga ta në gjendje të rëndë po trajtohen në Spitalin e Gjilanit

Qyteti i Gjilanit vazhdon të mbaj primatin si komuna me më së shumti të infektuar me Covid-19, ku 152 qytetarë kanë humbur jetën. Kryetari i komunë

Pesë raste të reja me coronavirus në Kosovë
NATO rrit mbështetjen ushtarake për Ukrainën
Nga e hëna borë, reshje shiu gjatë vikendit

Qyteti i Gjilanit vazhdon të mbaj primatin si komuna me më së shumti të infektuar me Covid-19, ku 152 qytetarë kanë humbur jetën.

Kryetari i komunës Lutfi Haziri ka thënë se gjendja me COVID-19 në komunën tonë, sikur edhe në tërë Kosovën, është alarmante duke bërë thirrje për vaksinim, por i njejti shihet se është i painformuar pasi qytetarët e Gjilanit nuk po arrinë të bëjnë termine për vaksinim.

Ky është postimi i tij:

Qytetarë të dashur të Gjilanit, gjendja me COVID-19 në komunën tonë, sikur edhe në tërë Kosovën, është alarmante. Ju lutem shumë që të vaksinoheni në mënyrë masive sepse është e vetmja mënyrë parandalimit të infeksionit me COVID-19. Po ashtu, apeloj që t’i zbatoni masat kundër përhapjes së këtij virusi.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë COVID-19 është si vijon: nga 24099 testime, 8141 kanë rezultuar pozitivë, 6672 janë shëruar, 152 qytetarë e kanë humbur betejën, 1416 raste janë aktive, 91 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, 35578 persona janë vaksinuar, ndërkaq 221 mostra janë në pritje për rezultat.