2 të vdekur nga COVID-19 dhe 66 raste pozitive në Kosovë

HomeShëndeti

2 të vdekur nga COVID-19 dhe 66 raste pozitive në Kosovë

2 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali. Ministria e Shëndetësi

ALARMANTE: Vazhdon rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë
Gjilani ka aktualisht 37 raste aktive me COVID-19, kryetari Haziri apelon për kujdes
Infermierëve u premtohet se Ligji i Pagave miratohet në fillim të vitit 2022

2 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 4 mijë e 363 mostra të testuara gjatë këtij intervali kohor, 66 kanë rezultuar pozitive me koronavirius.

“Sot janë shëruar 221 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153 mijë e 893”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Momentalisht, në vend janë 3 mijë e 185 raste aktive me COVID-19.