20-vjeçarja aksidentohet me veturën e mërgimtarit në Kamenicë, pasagjerja thyen boshtin kurrizor

HomeLajme

20-vjeçarja aksidentohet me veturën e mërgimtarit në Kamenicë, pasagjerja thyen boshtin kurrizor

Një vetaksident trafiku ka ndodhur në fshatin Hodonc të Kamenicës, ku është përfshirë një veturë me targa zvicerane, në të cilën ndodheshin shoferi dh

Qytetarët duhet të vetëdijesohen për pasojat shëndetësore që sjell tuberkulozi
Përparim Rama sot merr detyrën e kryetarit të Prishtinës
Për 9 muaj mbi 3 mijë e 500 kosovarë hoqën dorë nga shtetësia

Një vetaksident trafiku ka ndodhur në fshatin Hodonc të Kamenicës, ku është përfshirë një veturë me targa zvicerane, në të cilën ndodheshin shoferi dhe një pasagjer.

Sinjali mëson se aksidenti u shkaktua si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së automjetit dhe kushteve të rrugës, duke humbur kontrollim mbi veturë, me ç’rast ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në skaj të rrugës.

Personi që shkaktoi aksidentin ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin rajonal të Gjilanit dhe më pas është liruar, ndërsa pasagjerja po e vazhdon trajtimin pasi dyshohet për frakturë në boshtin kurrizor.

Sipas mjekëve të spitalit, e lënduara është jashtë rrezikut për jetë.