23-vjet nga intervernimi i NATO-s, ShBA: Kujtojmë njerëzit që u vranë nga regjimi i Millosheviqit

HomeLajme

23-vjet nga intervernimi i NATO-s, ShBA: Kujtojmë njerëzit që u vranë nga regjimi i Millosheviqit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka kujtuar momentin kur NATO para 23-vjetëve e ka nisur operacionin Forcat Aleate për t’i dhë

Si qëndrojnë Lutfi Haziri e Alban Hyseni në votat me postë
Paraburgoset i mituri që rrahu brutalisht dhe ia preu gishtat 27-vjeçarit në Gjilan për 10 euro borxh
Tregu i Kosovës mbushet me para false, më së shumti 50-she të falsifikuara

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka kujtuar momentin kur NATO para 23-vjetëve e ka nisur operacionin Forcat Aleate për t’i dhënë fund një dekade gjakderdhjeje në Ballkan.

Sipas tyre, kjo ndërhyrje erdhi vetëm pasi kishin shteruar të gjitha rrugët diplomatike për t’i dhënë fund një fushate brutale të spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit.

“Përdorimi i forcës nga NATO në këtë rast ishte i domosdoshëm dhe legjitim. Na lejoni t’ia kujtojmë këtij Këshilli se Këshilli i Sigurimit i OKB-së i kishte shprehur shqetësimet e tij për kërcënimin që gjendja e rëndë humanitare në Kosovë dhe numri në rritje i refugjatëve paraqiste për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Sot, ne kujtojmë qindra mijëra njerëz të pafajshëm të dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe mijëra që u vranë ose u zhdukën për shkak të nacionalizmit të dhunshëm të regjimit të Millosheviqit dhe forcave të tij”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Tutje, theksohet se është detyrë e qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të sigurojnë që të gjitha viktimat dhe familjet e tyre të kenë akses të plotë në drejtësi dhe informacion për fatin e të dashurve të tyre, transmeton Klankosova.tv.