Qindra mijëra vende pune janë të disponueshme aktualisht në Zvicër. Ky është konstatimi i platformës për punë “x28 AG” në raportin e saj “Jobradar” të
Qindra mijëra vende pune janë të disponueshme aktualisht në Zvicër. Ky është konstatimi i platformës për punë “x28 AG” në raportin e saj “Jobradar” të publikuar të hënën. Platforma në fjalë ka regjistruar 246,942 vende të lira pune të hapura në tremujorin e parë të vitit 2022.
Sipas listës së sektorëve, punonjësit në sektorin e kujdesit shëndetësor janë veçanërisht të kërkuar (13,698), shkruan agjencia e lajmeve SDA. Më pas vjen sektori i ndërtimit (12,585) dhe më pas ai i shitjes me pakicë, sektori i IT dhe ai i hotelerisë, secili me mbi 11,000 vende të lira pune.
Nëse krahasohen kompanitë veç e veç, shitësi me pakicë Coop me 2278 është duke kërkuar me të madhe staf të ri, transmeton albinfo.ch. Sipas “Jobradar”, banka e madhe Credit Suisse, që kërkon 789 dhe qyteti i Cyrihut 586 punëtorë gjithashtu kanë një kërkesë të lartë për punonjës.