26 vjeçari dënohet me 500 euro gjobë dhe i merret leja, voziti 152 km/h në zonën me vetëm 40

HomeLajme

26 vjeçari dënohet me 500 euro gjobë dhe i merret leja, voziti 152 km/h në zonën me vetëm 40

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 00:32 të mëngjesit ka ndaluar shoferin me automjetin e udhëtarëve, i cili në rrugën “B

Rritja e rasteve me COVID-19, sot merret vendimi për masat e reja
Vidhet brenda oborrit të Policisë vetura e sekuestruar
Zhduket një femër në Gjilan

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 00:32 të mëngjesit ka ndaluar shoferin me automjetin e udhëtarëve, i cili në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani ’’ në Ferizaj, tejkaloi shpejtësinë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 152 km/h.
Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.A (M/K) i moshës 26 vjeçar, i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas PK, i njëjti në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.