30 gra ndërmarrëse të Gjilanit përfitojnë pajisje efiçiente në vlerë prej 3 mijë euro

HomeLajme

30 gra ndërmarrëse të Gjilanit përfitojnë pajisje efiçiente në vlerë prej 3 mijë euro

Tridhjetë grave të Gjilanit u janë shpërndarë të mërkurën kontratat si përfituese të granteve nga Millenium Foundation Kosova, Hepl Kosova, në bashkëf

KEDS: Tash e një muaj Kosova është të krizë energjetike, mundësitë tona financiare janë shterë
Nis largimi i barrikadave në Rudarë të Zveçanit
Mbështetja ndaj Lutfi Hazirit po rritet çdo ditë e më shumë, ftohet në dhjetëra takime me iniciativa të grupeve të qytetarëve

Tridhjetë grave të Gjilanit u janë shpërndarë të mërkurën kontratat si përfituese të granteve nga Millenium Foundation Kosova, Hepl Kosova, në bashkëfinancim me Komunën e Gjilanit, në kuadër të programit “Gratë Ndërmarrëse në Energji”.

Gratë ndërmarrëse kanë përfituar grante në formë të pajisjesve efiçiente (që nuk shpenzojnë shumë rrymë) në vlerë prej 3 mijë euro secila, derisa përfituese kanë qenë kryesisht ato në fushën e rrobaqepësisë.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka falënderuar nga Millenium Foundation Kosova dhe Hepl Kosova për mbështetjen ndaj grave ndërmarrëse.

“Për mua është shumë me rëndësi që t’u qëndrojmë afër ndërmarrësve, në këtë rast grave ndërmarrëse. Ne jemi zotuar që në kuadër të qeverisjes sonë, pjesëmarrja e grave ka me qenë më e madhe se sa ka qenë më herët, ku zotimi publik qenë 40 përqind, derisa e synojmë edhe 50 përqind. Personalisht besoj shumë në aftësitë dhe të intituitën e natyrshme të grave për të qenë më të përgjegjshme dhe më të zonja në punë”, ka thënë kreu i Gjilanit, Alban Hyseni.

Përndryshe, marrëveshja trepalëshe për këtë projekt është nënshkruar në mujain shkurt, derisa janë zhvilluar dy sesione dëgjimore deri në procedurat e aplikimit.

Në kuadër të këtij projekti, gratë ndërmarrëse në energji do përftojnë edhe trajnime në fushën e biznesit, bazat e kontabilitetit, në marketing, derisa rrobaqepëset do të zhvillojnë trajnim profesional të fushës.