Rreth 300 ushtarë amerikanë janë nisur për në Kosovë të cilët do ta bëjnë një rotacion i cili është i 31-ti me ata që gjenden tashmë në kampin Bondste
Rreth 300 ushtarë amerikanë janë nisur për në Kosovë të cilët do ta bëjnë një rotacion i cili është i 31-ti me ata që gjenden tashmë në kampin Bondsteel.
Ushtarët do të udhëhiqen nga Kolonel Chris Mabis dhe udhëheqësi i tij, Major Joshua Broën, teksa gjatë ceremonisë, Mabis u tha ushtarëve se ata përfaqësojnë “më të mirën që Shtetet e Bashkuara kanë për të ofruar”
Në ceremoni foli edhe gjenerali adjutanti i Indianës, gjeneralmajor Dale Lyles dhe komentoi rëndësinë e misionit të ushtarëve.
Ndërsa të dislokuar, ushtarët e task-forcës do të udhëheqin Komandën Rajonale-Lindje nën komandën e NATO-s në mbështetje të Operacionit “Joint Guardian” dhe do të jetë rotacioni i 31-të i forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara me bazë në Kampin Bondsteel në Kosovë.