33-vjeçari shkakton vetaksident në Gjilan, kapet dhe sulmon policët që shkuan të intervenojnë në rast

HomeLajme

33-vjeçari shkakton vetaksident në Gjilan, kapet dhe sulmon policët që shkuan të intervenojnë në rast

Një vetaksident në trafik ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën qarkore me rrugën e Kamenicës në Gjilan, ku një person si pasojë e mospërshtatje

Edhe Kusari – Lila vepron si shefi i saj, fajëson qeveritë e kaluara për situatën me rrymë
Pas shtrenjtimit të miellit, furrat paralajmërojnë do të rrisin çmimin e bukës në 50 cent
Një qytetar sillet pa shenja jete në spitalin e Gjilanit

Një vetaksident në trafik ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën qarkore me rrugën e Kamenicës në Gjilan, ku një person si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka goditur shtyllën e ndriçimit publik, raporton Gazeta Sinjali.

Njësitë policore që kishin dalë në vendin e ngjarjes janë penguar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 33-vjeçari nuk ka shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojë me Policinë, duke i detyruar ata që ta arrestojnë. Gjatë tentimit për të pasivizuar të dyshuarin, kanë hasur në rezistencë me ç’rast i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor, të cili i ka shkaktuar lëndime trupor.

Si pasojë e kësaj, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’.

Me urdhër të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.