48 fëmijë infektohen me COVID-19 në 24-orët e fundit

HomeShëndeti

48 fëmijë infektohen me COVID-19 në 24-orët e fundit

48 fëmijë të moshës 0-9 vjeç janë infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë,

Gazeta zvicerane: Sipas OBSH-së, pandemia në Kosovë është jashtë kontrollit
Kosova regjistron vetëm 1 rast pozitiv me COVID-19
Konfirmohen 1,370 raste të reja me koronavirus në Kosovë, një i vdekur

48 fëmijë të moshës 0-9 vjeç janë infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, përmes statistikave ditore.

Ndërkaq 27 fëmijë të kësaj grupmoshe, janë shëruar nga koronavirusi gjatë kësaj periudhe.

Ministria e Shëndetësisë tutje ka njoftuar se sot 16 persona kanë humbur betejën me COVID-19.

Sipas njoftimit po ashtu janë konfirmuar 2 mijë 098 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 12 mijë e 564 mostrave.