Publikohet raporti i IKSHPK-së, sërish numër i madh i rasteve të reja

HomeShëndeti

Publikohet raporti i IKSHPK-së, sërish numër i madh i rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të IKSHPK-së derisa është regjistruar numër i lartë i rasteve të reja me COVID-19. Gj

Shkon në mbi 600 numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë
Ardian Gjini shokon me mesazhin: Akuza se numri i vdekjeve prej ditësh nuk raportohej saktë
Sulmi fizik ndaj infermierit në Spitalin e Mitrovicës, reagon ShSKUK

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të IKSHPK-së derisa është regjistruar numër i lartë i rasteve të reja me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 236 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 8 pacientë, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, lajmi i mirë është se asnjë vdekje nuk është regjistruar në 24 orët e fundit.

Raporti i plotë:

10 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 904 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.693.666 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 790.175 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 8.460 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.142.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.780.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!. /Lajmi.net/