Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se kreu dy grabitje

HomeLajme

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se kreu dy grabitje

Një person është arrestuar sot në Gjilan për një grabitje që dyshohet se e ka kryer më 14 janar. Kështu kanë njoftuar nga Policia e rajonit të Gjil

Një person është arrestuar sot në Gjilan për një grabitje që dyshohet se e ka kryer më 14 janar.

Kështu kanë njoftuar nga Policia e rajonit të Gjilanit.

Më 14 janar grabitja ka ndodhur në rrugën “Avdulla Presheva”, në Gjilan konkretisht në një market, ku i dyshuari ka marrë para afër 150 euro.

I njëjti person dyshohet se e ka kryer edhe një grabitje tjetër më 20 janar, ku ka marrë 600 euro nën kërcënimin e thikës.

Pas identifikimit, Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit G.A, ku ka gjetur para në vlerë prej 405 euro dhe një thikë që dyshohet se janë përdorur në grabitjen e dytë.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.