Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se trendi i emigrimit nga Kosova është i një përmase të madhe. Ai tha se 42,728 persona, apo 2.
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se trendi i emigrimit nga Kosova është i një përmase të madhe.
Ai tha se 42,728 persona, apo 2.4% e popullsisë, kanë emigruar gjatë vitit 2021.
“Duhet të bëjmë më shumë për të zvogëluar këtë trend. Tendenca për të emigruar ekziston në të gjitha vendet në rajon, por në rastin tonë përmasat janë të mëdha dhe në rritje nga viti në vit”, ka shkruar Hoti.
Deputeti i LDK-së, thotë se nga Kosova po ikë pjesa reproduktive, e që për pasojë do të ketë një ulje drastike të natalitetit.
