Sot (e enjte), shteti i Kosovës feston përvjetorin e 14-të të shpalljes së pavarësisë.

Një ditë e shënuar si kjo nuk ka se si të mos iu bie në sy edhe yjeve ndërkombëtarë me prejardhje shqiptare.

Artistja me renome botërore, Rita Ora, vendosi të urojë shqiptarët e Kosovës në përvjetorin e 14-të të pavarësisë, përmes llogarisë së saj në Instagram.

Rita Ora me veshje kombëtare (Foto: Rita Ora/Instagram)

Ajo rishpërndau në InstaStory një pjesë nga performanca e saj madhështore e realizuar në një ditë si kjo katër vite më parë.

Ora kishte performuar në një koncert special në nderë të dekadës së pavarësisë para mijëra njerëzve në Sheshin e Prishtinës.

Foto: Rita Ora/InsatStory

“Urime dita e pavarësisë”, ka shkruar këngëtarja e lindur në Kosovë, në mbishkrimin e videos së ndarë me 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Rita përndryshe mbahet mend si këngëtarja e parë shqiptare që tejkaloi kufijtë ndërkombëtarë të muzikës, kur në vitin 2012 u kthye në fenomenin e muzikës britanike dhe më pas edhe asaj amerikane.

Me kalimin e viteve, një sukses të përmasave të tilla patën fatin ta kenë edhe emrat tjerë të njohur si: Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max, Era Istrefi, DJ Regard e të tjerë. /Telegrafi/