Bie interesimi për vaksinim, për 24 orë u administruan më pak se 600 vaksina

HomeShëndeti

Bie interesimi për vaksinim, për 24 orë u administruan më pak se 600 vaksina

Vetëm 579 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shën

Rritet sërish numri i rasteve me koronavirus në botë, MSH thirrje për qytetarët e Kosovës
Afër 38% e popullsisë e vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës anti-COVID
1 i vdekur dhe 7 raste me coronavirus në 24 orë

Vetëm 579 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH kanë treguar se numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 807 mijë e 323.

813 mijë e 99 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës, ndërsa 95 mijë e 935 me dozën e tretë dhe atë përforcuese.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 579 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.323 doza të vaksinës. Deri më sot 813.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 95.935 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së. / Gazeta Enigma.