Alarmon Selver Lenjani: Qytetarët e Karaçevës jetojnë në ankth se çka mund të sjell e nesërmja

HomeLajme

Alarmon Selver Lenjani: Qytetarët e Karaçevës jetojnë në ankth se çka mund të sjell e nesërmja

Gjilan – Prania e juaj në brezin kufitar konsiderohet inkurajim për banorët rezident. Duke shpresuar në vullnetin dhe kohën tuaj të çmuar për të vizit

VV-ja merr vendim, deputetët tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit
Themelohet Komisioni për hetimin e menaxhimit të krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës
Maqedonia e Veriut e rrit pagën minimale në 300 euro

Gjilan – Prania e juaj në brezin kufitar konsiderohet inkurajim për banorët rezident. Duke shpresuar në vullnetin dhe kohën tuaj të çmuar për të vizituar vendin tuaj Karaçeven ose të na jepni një hapësirë kohe që të bashkëbisedojmë për fatin e vendit tonë ju përshëndesim thuhet në kërkesën e Selver Lenjanit duruar Vjosa Osmanit, Albin Kurtit e Glauk Konjufcës.

Kërkesa e plotë e Selver Lenjanit

E nderuara Presidente znj.Vjosa Osmani, i nderuari Kryetar i Kuvendit z.Glauk Konjufca, i nderuar Kryeministër z.Albin Kurti.

Ju drejtohem me këtë shkresë unike për ju krerët e Shtetit të Kosovës që mos ta harroni asnjë cep të vendit e edhe të zonës kufitare me Serbinë përkatësisht Karaçevën e cila assesi të jetë e qetë nga persona dhe përfaqësues të institucioneve fqinje serbe. Tash e 23 vjet nga12 Qershori i vitit 1999.

Qytetar të Kosovës janë duke u sfiduar në forma të ndryshme, kurse ata të Karaçevës jetojnë në ankth se çka mund të sjell e nesërmja.
Sikur të radhisja sfida dhe kërkesa të banorëve sigurisht se do të më duhej kohë dhe hapësirë për informim. Andaj përmes kësaj ftese ju bëj ftesë qĕ të na vizitoni në këtë brez kufitar i cili është i rëndësishëm për qytetarët dhe jo vetëm për ata por edhe gjithë vendin.
Prania e juaj në brezin kufitar konsiderohet inkurajim për banorët rezident. Duke shpresuar në vullnetin dhe kohën tuaj të çmuar për të vizituar vendin tuaj Karaçeven ose të na jepni një hapësirë kohe që të bashkëbisedojmë për fatin e vendit tonë ju përshëndesim./rajonipress/