Çedomir Jovanoviq: Kosova që 25 vite është e pavarur nga Serbia

HomeLajme

Çedomir Jovanoviq: Kosova që 25 vite është e pavarur nga Serbia

Kosova praktikisht që 25 vjet është krejtësisht e pavarur nga Serbia. Unë atëkohë isha djalosh, sot jam baba i katër fëmijëve dhe mendoj kur e shoh Ko

A duhet të ketë shërbim ushtarak të detyrueshëm, flet ish-ministri i Mbrojtjes
Kurti reagon për krimin në Ferizaj, kërkon që vrasësi sa më shpejtë të dalë para drejtësisë
FMN: Rritja ekonomike për vitin 2022 në Kosovë, më e vogla në 10 vitet e fundit

Kosova praktikisht që 25 vjet është krejtësisht e pavarur nga Serbia. Unë atëkohë isha djalosh, sot jam baba i katër fëmijëve dhe mendoj kur e shoh Kosovën e Serbinë, këto plagë ende të hapura dhe pamundësinë që të flasim me gjuhë normale, atëherë shqetësohem dhe nuk mendoj më për vete por për fëmijët, për ju këtu në Prishtinë.

Kështu ka deklaruar politikani liberal serb, Çedomir Jovanoviq, duke shtuar se i vjen keq që aq pak gjëra dihen për Prishtinën e Kosovën.

“Gjithmonë kur vij këtu tek ju befasohem se sa shumë jetë e dinamikë ka, sa qasje moderne duke kaluar kah Universiteti këtu apo televizioni juaj. Dhe mendoja sa shumë, Beogradit dhe Serbisë i duhet diçka e këtillë, sepse ne nuk kemi kampus bashkëkohor dhe vend ku mund t’ju ofrojmë gjeneratave atë që nesër mund të trashëgojnë”, ka deklaruar ai në ATV.

Jovanoviq: Përgjegjësia për zgjedhjet e 3 prillit nuk ishte vetëm e Albin Kurtit

Në këtë intervistë ai ka folur në lidhje me moslejimin e serbëve të Kosovës që të votojnë në zgjedhjet e 3 prillit të Serbisë.

“Nuk ka mospajtime dhe rreth asaj a do të votojnë serbët e Kosovës në Kosovë dhe nga kjo s’ka asgjë sepse Qeveritë nuk u pajtuan e prapë flasim për ata qytetarë që vuajnë. Pajtoheni? -Natyrisht, të gjithë jemi viktima të kësaj, e dini për mua kjo është një hap prapa. Për çka janë përgjegjës të gjithë. Përgjegjësia nuk është vetëm e Albin Kurtit dhe qeverisë suaj ndonëse do të preferoja që “lukthi politik” të ishte këtu më i fortë që të mos stërzgjatet ky litar. Unë gjithmonë i shoh shqiptarët dhe serbët si dy popuj që janë të drejtë për jetë normale si njerëz që kanë shumë të përbashkëta”, ka deklaruar ai.

Politikani serb: Serbia ta pranojë e para Kosovën

Unë jam krejtësisht i vetëdijshëm që Kosova është krejtësisht e pavarur nga Serbia tashmë me vite. Jam i sigurt që serbët e Kosovës janë pengje të pamundësisë së Beograd, e që sot transmetohet në mënyrë tjetër e gjatë të ‘90-ve shfaqej me dhunë””, ka shtuar ai.
Sipas tij, Serbia e para duhet të pranojë Kosovën dhe mbi faktin që mori pjesë në krijimin e shtetit të Kosovës të ndërtojë të drejtën e saj në njëfarë jete normale të serbëve të Kosovës në të ardhmen e këtij vendi.