Gjilan – Dita Botërore e Tuberkulozit është shënuar edhe në Gjilan me një aktivitet nga mjekët e Qendrës regjionale të shëndetit publik, infermiereve
Gjilan – Dita Botërore e Tuberkulozit është shënuar edhe në Gjilan me një aktivitet nga mjekët e Qendrës regjionale të shëndetit publik, infermiereve të edukimit në komunitet të QKMF-së si dhe përkrahjes së OJQ “Gruaja Hyjnore”.
Arbenita Hajdari drejtoreshë në QKMF ka thënë se janë shpërndarë fletushka për qytetarët e rastit dhe janë njoftuar më shumë për sëmundjen e tuberkulozit diagnostifikimin dhe trajtimin e saj, në mënyrë që të bëhet ndërgjegjësimi për pasojat shëndetësore, sociale e ekonomike dhe për tu përpjekur t`i jepet fund epidemisë globale të tuberkulozit./rajonipress/