Haziri: Iniciativa e Kosovës për të aplikuar në KiE, e ka ‘abortu’ mundësinë e arritjes së marrëveshjes për targat

HomeLajme

Haziri: Iniciativa e Kosovës për të aplikuar në KiE, e ka ‘abortu’ mundësinë e arritjes së marrëveshjes për targat

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh përgjegjës për çështje të dialogut me Serbinë, ka folur për dështimin e arr

Afro një mijë raste aktive me Covid-19, a do të ketë masa të reja?
Kurti paraqet buxhetin “më të madh ndonjëherë” për bujqësinë, premton investim prej 100 milionë euro
Komandanti i FSK-së bisedon me gjeneralmajorin amerikan për sigurinë në Kosovë

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh përgjegjës për çështje të dialogut me Serbinë, ka folur për dështimin e arritjes së marrëveshjes Prishtinë-Beograd për targat, sipas së cilit, këtë marrëveshje vetë kryeministri e ka “abortu”.

Në një prononcim për Gazetën Metro, Haziri tha se një marrëveshje e tillë është arritë më herët, por implementimi i saj ka hasë në vështirësi.

Sipas tij, në këto momente kryeministri i vendit do duhej të ishte në Bruksel.

“Tejzgjatja për një marrëveshje lidhur me targat e cila është arritur më herët, por për implementimin e saj ka hasur në vështirësi tash e disa kohë, në kohën kur pritej që kryeministri të merrte pjesë në takimin e rregullt jo formal të liderëve të Ballkanit Perëndimor këto ditë në Bruksel, ai po qëndron për një vizitë pa agjendë në SHBA”, tha ai.

Nënkryetari i LDK’së pohon se mungesa e një agjende dhe iniciativa e Kosovës për të aplikuar në Këshillin e Europës, ka bërë që kjo marrëveshje të mos arrihet.

“Pra, pa agjendë të zbardhur për publikun e Kosovës dhe iniciativa e Kosovës për të aplikuar në Këshillin e Evropës, natyrshëm që e ka ‘abortu’ mundësinë e arritjes dhe implementimit të marrëveshjes për targat”, tha Haziri për Metron.

Haziri më tutje jep direktivat se duhet koordinuar me aleatët tanë kryesorë, veçanërisht me ata aleatë që janë skeptikë, që të arrihen rezultate.

Ish-kryetari i Gjilanit thotë se kryeministri aktual e ka polarizuar skenën politike për këtë temë.

“Në anën tjetër, mund të them se kryeministri i Kosovës e ka përçarë skenën politike lidhur me këtë çështje”, tha Haziri.