Hakerat sulmojnë kompjuterin e kryetarit të Kamenicës, Policia nis hetimet

HomeLajmeLokale

Hakerat sulmojnë kompjuterin e kryetarit të Kamenicës, Policia nis hetimet

Kompjuteri i punës së kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së fundi ka qenë cak i hakerëve. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije

Sot varroset 23 vjeçarja nga Kosova që vdiq në aksident në Danimarkë
Konjufca takon deputetët e koalicionit “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”
Nga pakujdesia vozitësi godet dy këmbësore

Kompjuteri i punës së kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së fundi ka qenë cak i hakerëve.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se hakerët nga jashtë i janë qasur kompjuterit të Rahimajt dhe ai këtë e ka vërejtur teksa po punonte në të.

Përballë kësaj situate ai rastin e ka denoncuar në Policinë e Kosovës, ku kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Ndërhyrje në sistemet kompjuterike’.

Në kuadër të veprimeve hetimore, është konfiskuar shtëpiza e kompjuterit e cila pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. /Sinjali/