Hyseni apel qytetarëve: Mos hidhni mbeturina në shtretërit e lumenjve dhe hapësira publike, si pasojë e të cilave po bllokohet rrjedha e ujit të lumenjve

HomeLajme

Hyseni apel qytetarëve: Mos hidhni mbeturina në shtretërit e lumenjve dhe hapësira publike, si pasojë e të cilave po bllokohet rrjedha e ujit të lumenjve

Gjilan – Pavarësisht masave preventive të ndërmarra në parandalimin e vërshimeve, për shkak të reshjeve të mëdha dhe bllokimit te shtratit të lumit ng

Arrestohen tre të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në Gjilan
Shpërthimet në Veri, ambasada gjermane Zero tolerancë ndaj dhunës, mirë që KFOR është atje
Rreth 12 mijë gjoba trafiku, për vetëm një javë në Kosovë

Gjilan – Pavarësisht masave preventive të ndërmarra në parandalimin e vërshimeve, për shkak të reshjeve të mëdha dhe bllokimit te shtratit të lumit nga mbeturinat, dje kemi pasur dalje të ujit nga shtrati i lumit Stanishor në disa lokalitete, ku uji ka depërtuar edhe në oborret e disa shtëpive dhe bodrumet e tyre ka reaguar Alban Hyseni.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ekipi i Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, që nga orët e hershme të mëngjesit kanë dalë në zonat të cilat janë prekur nga vërshimet dhe kanë intervenuar në pastrimin e disa pikave nga mbeturinat. Me të marrë lajmin, kemi aktivizuar komisionin për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe ata janë në proces të shqyrtimit të dëmeve të shkaktuara. Ju bëjmë apel të gjithë qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në shtretërit e lumenjve dhe hapësira publike, si pasojë e të cilave po bllokohet rrjedha e ujit të lumenjve” ka shkruar Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit./