E dhimbshme: Ky është 51-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Gjilan, dyshohet se kreu vetëvrasje

HomeLajmeLokale

E dhimbshme: Ky është 51-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Gjilan, dyshohet se kreu vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:30 buzë liqenit në fshatin Livoç i Epërm i Gjilanit, ku një person është gjetur pa shenja jete. Mëso

Arrestohet zyrtari gjilanas që pranoi punën e pakryer prej 66 mijë eurosh
Aksion i madh i Policisë në Gjilan/ Konfiskohen mbi 45 kg drogë
Policia: Shpërthimi në Gjilan dyshohet se u shkaktua nga ndezja e një cigareje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:30 buzë liqenit në fshatin Livoç i Epërm i Gjilanit, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Mësohet se viktima është 51-vjeçari, Ragip Byqmeti dhe sipas informacioneve të para, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në vendngjarje pranë trupit të pajetë të 51-vjeçarit janë gjetur dy armë zjarri, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.