69 nxënësve u është anuluar testi i maturës

HomeLajme

69 nxënësve u është anuluar testi i maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, të cilit i janë nënshtr

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, të cilit i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin

Rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë është 68.43 përqind. Ministria ka njoftuar se për shkak të përdorimit të telefonit, nga provimi janë larguar gjithsej 69 nxënës, të cilëve u është anuluar testi.

Provimi i mbajtur më 26 qershor, është organizuar në tri gjuhë: shqipe, boshnjake dhe turke dhe është mbajtur në 177 qendra të testimit.