762 gjoba për shkelje të masave kundër COVID-19

HomeLajmeShëndeti

762 gjoba për shkelje të masave kundër COVID-19

Policia po vazhdon të shqiptojë tiketa për qytetarët që shkelin masat anti-COVID. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë

Rizvanolli paralajmëron: Nëse vazhdon konflikti Rusi-Ukrainë, çmimi i rrymës do të rritet
Sot bëhet e ditur mënyra se si të jepen donacionet për Fondin e Sigurisë së FSK-së
A janë të arsyeshme çmimet e autolarjeve në Kosovë?

Policia po vazhdon të shqiptojë tiketa për qytetarët që shkelin masat anti-COVID.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar 762 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.

Ditëve të fundit janë rritur dukshëm kontrollet policore për respektim të masave anti-COVID.

Kjo për shkak edhe të masave të reja që ekzekutivi ka ndërmarrë më qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të virusit.