8 të vdekur nga koronavirusi dhe 2,279 qytetarë rezultojnë pozitivë në 24 orët e fundit

HomeShëndeti

8 të vdekur nga koronavirusi dhe 2,279 qytetarë rezultojnë pozitivë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 12,666 testime, 2,279 qytetarë

Gazeta zvicerane: Sipas OBSH-së, pandemia në Kosovë është jashtë kontrollit
Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë
Kjo është gjendja në Spitalin e Gjilanit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 12,666 testime, 2,279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.025.

Në total numri i rasteve aktive është 18.287.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.486 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687.553 doza të vaksinës.

Deri më sot 234.731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë