82 vjeçari bie aksidentalisht nga ura në Koretin dhe nuk arrin ti mbijetoj plagëve

HomeLajmeLokale

82 vjeçari bie aksidentalisht nga ura në Koretin dhe nuk arrin ti mbijetoj plagëve

Sot rreth orës 17:00 në fshatin Koretin të komunës së Kamenicës, 82-vjeçari (I.K) përderisa me biçikletë po kalonte urën që shfrytëzojnë këmbësorët në

Abdixhiku takoi strukturat e LDK-së në Gjilan
Luta: Kjo përkrahje masive e Dobërçanit, më bën nder dhe më të përgjegjshëm në punë
Reforma në arsim, Qëndron Kastrati fiton në Kushtetuese përballë MASHTI-t

Sot rreth orës 17:00 në fshatin Koretin të komunës së Kamenicës, 82-vjeçari (I.K) përderisa me biçikletë po kalonte urën që shfrytëzojnë këmbësorët në këtë fshat, aksidentalisht ka rrëshqitur nga ura dhe ka rënë në lumë.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se si pasojë e lëndimeve të pësuara, i njëjti ka gjetur vdekjen në vendin e aksidentit.

Nga dëshmitë e dëshmitarëve okularë, hetuesit policorë kanë kuptuar se rënia nga ura ishte aksidentale dhe nuk dyshohet për ndonjë veprim të qëllimshëm qoftë nga viktima, qoftë nga ndonjë person i tretë.

Në vendin e aksidentit janë parë njësitet policore dhe personeli shëndetësor, por përkundër kësaj nuk është arritur rikthimi në jetë i tashmë të ndjerit.