84.4% e qytetarëve kërkojnë që të lejohet tërheqja e Trusti

HomeLajme

84.4% e qytetarëve kërkojnë që të lejohet tërheqja e Trusti

EURO n’7 ka përfshirë disa pyetje në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet çdo tre muaj nga UBO CONSULTING dhe ka nxjerrë të dhëna shumë shqetësues për r

Ideja serbe për mbylljen e kufirit për shqiptarët e Luginës, Kamberi i reagon Vuçiqit
Një person në Gjilan arrestohet dhe dërgohet në mbajtje për 48 orë për përdorim të narkotikëve
Njoftim me rëndësi për qytetarët e Gjilanit

EURO n’7 ka përfshirë disa pyetje në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet çdo tre muaj nga UBO CONSULTING dhe ka nxjerrë të dhëna shumë shqetësues për rrjedhat ekonomike të vendit.

Fillimisht Partia Demokratike e më pas iniciativa qytetare, kanë kërkuar që qytetarët të kenë mundësi të tërhiqni edhe njëherë një përqindje të caktuar të kursimeve të Trustit Pensional.

Qeveria dhe deputetët e shumicës kanë qenë kategorik kundër kësaj kërkesë duke e cilësuar si të motivuar politikisht dhe jo kërkesë ë qytetarëve.

Ndërsa që hulumtimi i UBO CONSULTING për nevoja të emisionit EURO n’7 tregon se 84.4% e qytetarëve kanë votuar pro tërheqjes së serishme të një përqindje të Trustit Pensional.

Profesor Mustafë Kadrijaj, duke komentuar këto të dhëna shtoi se qeveria për inate politike nuk ka lejuar tërheqjen e një përqindje të Trustit Pensional, ndërsa shifra e dala nga hulumtimi tregojnë nevojën jashtëzakonisht të madhe të qytetarëve për të pasur më shumë mjete për të kaluar muajin.

Në anën tjetër ekonomisti Valon Prestreshi pohon se tërheqja e një përqindje të trustit dëmton sistemin pensional por që qytetarët kanë shtruar këtë kërkesë për shkak të paaftësisë së qeverisë për të reaguar me masa adekuate si ulja e TVSH apo largimi i përkohshëm i akcizës, për përballje me rritjen enorme të çmimeve.