A e dëmton ekonominë e Kosovës rënia e Euros

HomeLajme

A e dëmton ekonominë e Kosovës rënia e Euros

Valuta Euro u zhyt në pikën e saj më të dobët që nga prilli i vitit 2017, me vlerën e saj tani të barabartë me 1,0524 dollarë. Humbjet për Euron vi

Vuçiq paralajmëron masa për nesër: Do të jenë të dhimbshme
Musliu: Me qenë Kurti në opozitë do të thoshte “Me Dardanin skiftera e me Radojçiqin pula”
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, zhvillon takim të rëndësishëm lidhur me identifikimin e mungesës së qasjes fizike për personat me aftësi të kufizuara

Valuta Euro u zhyt në pikën e saj më të dobët që nga prilli i vitit 2017, me vlerën e saj tani të barabartë me 1,0524 dollarë.

Humbjet për Euron vijnë pasi Rusia pezulloi furnizimet me gaz në Poloni dhe Bullgari, duke shkaktuar një rritje të mprehtë të çmimeve evropiane të gazit.

Euro ka rënë që nga fillimi i shkurtit, pasi tregtarët iu përgjigjën sinjaleve nga Rezerva Federale e SHBA-së, e cila pritet të rrisë me shpejtësi normat e interesit teksa lufton inflacionin në rritje në një ekonomi që është kryesisht e izoluar nga pasojat e luftës në Ukrainë.

Por sa ka ndikim kjo në Kosovë, pasi që edhe vendi ynë përdor Euron si valutë? Klankosova.tv kontaktoi dy njohës të ekonomisë, Safet Gërxhaliun dhe Mustafë Kadrijaj, dhe të dytë e konfirmojnë efektin negativ.

“Në Kosovë duhet të jetë efekti falë inflacionit që është duke e përjetuar Kosova. Kjo, bazuar në faktin se Kosova importon afër 87 përqind të të gjitha produkteve, andaj ne krahas eksportimit të parasë së gatshme, importojmë edhe inflacion, dhe ky inflacion e godet në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarin e Kosovës, në veçanti shtresën e varfër, thotë ai.

Megjithatë, Gërxhaliu vlerëson se është fat që Kosova përdor valutën e Euros, pasi që edhe në krizë, Euro e ka një stabilitet.

“Besoj se është koha kur duhet të mendohet më tepër në një zhvillim ekonomik i cili bazohet në sundim të rendit dhe ligjit, në mbështetje të sektorit privat, në orientim drejt shërbimve dhe prodhimeve vendore, në përmirësim të bilancit të pagesave, në krijim të vendeve të reja të punës, dhe në veçanti, në tërheqjen e investitorëve të huaj, që për fat të keq në Kosovë janë duke munguar”, u shpreh Gërxhaliu.

Por, pavarësisht gjendjes, ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gerxhaliu, vlerëson lartë performancën e Bankës Qendrore të Kosovës.

“Është e vërtetë që Banka Qendrore në kohë krizash ka dhënë provimin e menaxhimit të mirëfilltë të sektorit bankar. Në rend të parë nuk ka pasur degradim të kapitalit apo të investimit, dhe në këtë drejtim besoj se ka pasur një kontroll e cila nuk e ka lejuar këtë para të jetë në vende të rrezikshme apo të goditura. E dyta, besoj se kjo është një kohë kur duhet të kërkohet shumë më tepër performancë nga parlamenti, në raport me Bankën Qendrore, sesa nga Banka Qendrore. Kjo, nënkupton , që duhet bordi të jetë i kompletuar, dhe të  kemi ligjin për banka, me miratimin e të cilit besoj se hapet një hapësirë e re për menaxhim, për hapësira dhe facilitim, por edhe për investime dhe atraktivitet, qoftë për bizneset vendore, qoftë për bankat komerciale vendore, por edhe për banka dhe kapital të freskët nga jashtë”, thotë Gërxhaliu.

 

Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Sadet Gerxhaliu

E njohësi tjetër i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadrijaj, vlerëson se menaxhimi i kësaj situate më shumë varet nga Qeveria, sesa nga BQK-ja.

“Për fat të keq, Banka Qendrore nuk mund të bëj asgjë ketu. Vetëm Qeveria me politikat e saj, nëse do përkrahte prodhuesin vendor, do e menaxhonte sadopak këtë krizë, përndyshe vlerësoj se kriza do thellohet edhe më tutje në Kosove, duke e rënduar çdo ditë aktivitetin biznesor, si dhe mirëqenien e qytetarit”, tha Kadrijaj për Klankosova.tv.

“Në rrafshin kombëtar vlersoj se  ky duhet të jetë reflektim për kryeministrin Albin Kurti, pasi që nuk mund të sillemi si shtet vendimmarrës në nivel global, por të jetë në harmoni me miqtë ndërkombëtar. E them këtë për faktin se duhet të i largoj idetë majtiste dhe iluzionet e viteve 70ta, pasi tani ekonomia e lirë është thembra e Akilit për çdo shtet. Pra, nëse nuk i përmbahemi tegtisë së, lire do pëson vet sikurse qe po e pësojm çdo ditë”, vlerëson ai.

Mustafë Kadrijaj, njohës i çështjeve të ekonomisë

Të dy ekspertët e shohin momentin e rënies së Euros si gjendje alarmante globale.

“Duhet të kuptohet se bota më nuk do të jetë e njëjtë siç ka qenë përpara në aspektin ekonomik, falë pandemisë COVID-19, por edhe pandemisë ekonomike, në veçanti tani pas luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, në rend të dytë po e shihni se sot në botë është duke dominuar shumë më tepër një ekonomi spekulative sesa një krizë reale, dhe në këtë drejtim është e vërtetë që në aspektin ekonomik jo vetëm Evropa, por edhe shumë vende të botës, janë nën një dridhje apo nën një krizë të pa kalkuluar. Në këtë drejtim po e shihni se vlera e Euros është në rënie e sipër përballë Dollarit amerikan, dhe në këtë drejtim besoj se duhet të jemi të gatshëm sepse kjo sfidë do ndikojë në shumë ekonomi, dhe në këtë drejtim nuk mund do të mund të anashkalohet edhe Kosova”, e përmbledh Gërxhaliu, gjendjen aktuale në botë.

Ndërsa Kadrijaj e sheh këtë situatë si “një leksion të  mirë për Bashkimin Evropian”.

“Kjo, për faktin se është treguar shumë i hapur me shtetin rus dhe liderin e saj, Vladimir Putin. Pra me vetëdije duke u bë e varur nga gazi rus, dhe duke e  devalvuar  Euron, ku dihet që paraja për ekonominë është sikurse gjaku në organizmin e njeriut”, thotë ai.