Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se dëshiron të vendosë marrëdhënie më të mira me Serbinë dhe se do të ishte logjike që vizit
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se dëshiron të vendosë marrëdhënie më të mira me Serbinë dhe se do të ishte logjike që vizita e tij e parë në rajon të jetë Beogradi.
“Vizitën time të parë zyrtare e kam pasur në Bruksel, e cila është plotësisht e logjikshme. Tani pres që të intensifikojmë vizitat rajonale. Personalisht dëshiroj të bëj një vizitë zyrtare në Serbi sa më shpejt të jetë e mundur. E njëjta gjë vlen edhe për vendet e tjera të rajonit”, tha Abazoviq sipas Nova.rs.