Abdixhiku takoi strukturat e LDK-së në Gjilan

HomeLajmePolitikë

Abdixhiku takoi strukturat e LDK-së në Gjilan

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se qeveria është duke jetuar në një Kosovë paralele, ku sipas tij, përballueshmër

“Mos hajde pa 250 mijë”, zbardhen përgjimet që fundosën policët e dyshuar në Morinë
Kosovarët do të duhet ta bëjnë edhe një pagesë shtesë për udhëtim në BE nga viti i ardhshëm
Serbia duhet të paguaj për dëmet e luftës në Anamoravë, rreth 950 shtëpi janë djegur tërësisht, dhe rreth 7321 shtëpi janë plaçkitur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se qeveria është duke jetuar në një Kosovë paralele, ku sipas tij, përballueshmëria me jetë e mungesa e zhvillimit nuk gjejnë vend.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se kështu u deklarua në një takim që pati sot me qytetarët e Gjilanit, ku bashkë me të ishte edhe Lutfi Haziri

“Pasditen e sotme e kalova në Gjilan. Aty së bashku me Lutën zhvilluam bashkëbisedimin e radhës me struktura tona partiake e me qytetarë të kësaj ane. Në këtë takim, fola për organizimin tonë politik e partiak, për rrugën që po ndërtojmë përpara, e për mobilizimin e gjithëmbarshëm që LDK po bën në të gjitha anët”.

“Pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi pandëshkueshmërinë e korrupsionit, sulmit ndaj mediave e ndërhyrjeve në gjyqësor, sot Fondi Monetar Ndërkombëtar projektoi për Kosovën rritjen më të ulët ekonomike në një dekadë. Qeveria e Kosovës ka bllokuar të gjitha projektet e mëdha kapitale në vend, ka refuzuar të adresojë inflacionin enorm tash e një vjet, ka keqmenaxhuar me secilën krizë të mundshme, e paranë publike vazhdon ta shpërndajë si lëmoshë dhe pa efekt. Ajo vazhdon të jetojë në një Kosovë paralele, ku përballueshmëria me jetë e mungesa e zhvillimit nuk gjejnë vend”, ka shkruar Abdixhiku.