Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, e ka pranuar që ka pasur abuzim me fondet e destinuara për shërimin e pacientëve kosovarë jashtë vendit. Gja
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, e ka pranuar që ka pasur abuzim me fondet e destinuara për shërimin e pacientëve kosovarë jashtë vendit.
Gjatë një interviste për Radio Televizionin e Kosovës, të martën – i pari në shëndetësi ka thënë se nuk do të lejojnë që fati i pacientëve të jetë në duart e kriminelëve.
Ka treguar që në prokurori ende nuk ka dërguar asgjë, por ka paralajmëruar që të gjitha provat që Ministria e Shëndetësisë i ka në dispozicion do t’i deponojë në prokurori.
Reagimi i Latifit vjen, pasi KOHA ka publikuar një mori hulumtimesh për abuzime me fonde për sa i përket ndarjes së fondeve për shërimin e pacientëve jashtë vendit.
Përndryshe, ministri i Shëndetësisë, të mërkurën do të raportojë para deputetëve të Komisionit për Shëndetësisë dhe një nga temat do të trajtohet do të jetë edhe çështja e fondeve në shëndetësi.