Adriana Matoshi: E kam kaluar stresin, mesazhet e komentet e njerëzve më kanë dhënë një forcë të jashtëzakonshme

HomeShowbiz

Adriana Matoshi: E kam kaluar stresin, mesazhet e komentet e njerëzve më kanë dhënë një forcë të jashtëzakonshme

Në emisionin “Pa Emër”, që transmetohet në radio Klan Kosova FM, ka telefonuar një dëgjuese mjaft interesante dhe ajo ishte Adriana Matoshi. Depute

Adriana Matoshi është në gjendje të mirë, nesër ose pasnesër lirohet nga spitali
Yjet e estradës shprehin ngushëllime për aksidentin tragjik në Kroaci: Lutemi të përfundojë me kaq
Këngëtarët dhe klubet e natës do të organizojnë protestë ndaj Qeverisë

Në emisionin “Pa Emër”, që transmetohet në radio Klan Kosova FM, ka telefonuar një dëgjuese mjaft interesante dhe ajo ishte Adriana Matoshi.

Deputetja kosovare, Adriana Matoshi, njëherësh edhe aktore e njohur, ka folur për herë të parë pas operacionit dhe atë për radion Klan Kosova FM.

Aty Matoshi ka treguar për atë se si e ka kaluar operacionin, si është ndjerë nga komentet e shumta përkrahëse që i ka marrë kur e zbuloi lajmin se do të operohej, për njohjen që pati me të dashurin e saj dhe po ashtu edhe për temën e emisionit.

Ajo tha se pas operacionit, po mundohet të tregohet e fortë dhe të mos mendojë për sëmundjen dhe madje as mos t’i pijë ilaçet.

“Unë për momentin kam pak kokëdhimbje, sot e kam sfidu veten mos me pi hapa, mos me përdor kurrgja, se po du me tejkalu pa hapa, pa sen edhe po pushoj, e kom kalu atë stresin. Jam tu mundu që vetën me bo mirë, që s’kam kurrgjë, po çona kaniherë edhe po harroj çka kom”, ka thënë Matoshi për Klan Kosova FM.

Matoshi tha se kurrë nuk kishte besuar se komentet e njerëzve do të ndikonin pozitivisht te ajo dhe familja e saj.

“Kurrë në jetë nuk ma ka marrë mendja se fjalët, komentet, njerëzit, telefonatat, mesazhet ma japin një qasi force të jashtëzakonshme edhe kur kam shku ditën mi bo analizat, atë ditë u kanë ni marsh i organizum mu doke diçka shumë, s’di me ta përshkru ndjenjën. Ni natë përpara opercaionit kam fjetë si kingji as s’kam mendu as hiq hiq sen, të nesërmen në mëngjes kanë ardhë më kanë marrë edhe kom hi tu keshë kam dalë tu keshë. Po du me falënderu gjithsecilin prej thellësisë së shpirtit, që jo vetëm mu që më kanë bo të fortë po edhe prindërit e mi kur e kanë pa gjithë atë njeri, gjithë ato mesazhe, komente diqysh edhe ata janë forcu ekstrem shumë”, është shprehur Matoshi.

 

Me shaka, aktorja tha se i vinte turp të mos vdiste në operacion, pas postimit që e kishte bërë dhe reagimeve të njerëzve.

“O Dan, më vike marre me pshtu, qysh me u çu, qysh mos me dekë, gjithë ai njeri u çu në kambë, o zot, pak hajgare”, vazhdoi me shaka deputetja.

Ndërkaq, ajo kishte përgjigje edhe për temën e emisionit, e cila ishte “Nëse e sheh dikë për herë të parë dhe të pëlqen, qysh ia kishe gjetë kontaktin”, duke thënë se do të kishte shkuar të fliste direkt me personin që do t’i pëlqente.

“Nëse osht qaty, ai në kafiq unë në kafiq, shkoj direkt edhe i thom”, u shpreh Matoshi, duke shtuar se po tregonte se si do të vepronte ajo, e jo si veprojnë të tjerët.

Ajo foli edhe për njohjen që pati me të dashurin e saj, Keith, për të cilin tha se ai ishte interesuar në fillim për të.

“Ai m’ka gjetë, unë as nuk e kom vërejtë se terr”, u shpreh më shaka Matoshi. “I kom fol si krejtve, po unë i kom pëlqy atij, tani Times (shoqes së ngushtë të saj) i ka thanë për mu, tani qashtu”, ka thënë Matoshi.