Adriana Matoshi i bashkohet thirrjes për bojkotimin e produkteve serbe

HomeLajme

Adriana Matoshi i bashkohet thirrjes për bojkotimin e produkteve serbe

Ka tash e sa kohë që në Kosovë është vënë në lëvizje fushata e grupit të quajtur “Besa-besë”, e cila fton qytetarët që të bojkotojnë produktet serbe.

Liberalizimi i vizave edhe më afër, sistemi ETIAS zyrtarisht hyn në fuqi në nëntor 2023
Mushkolaj tallet me ministren: Ndalohet përplasja e fëmijëve në veturën e ministres Hajdari
Lutfi Haziri: Lista e LDK-së është përfaqësimi më i mirë i mozaikut qytetar të Gjilanit

Ka tash e sa kohë që në Kosovë është vënë në lëvizje fushata e grupit të quajtur “Besa-besë”, e cila fton qytetarët që të bojkotojnë produktet serbe.

Qëllimi i iniciativës është vetëdijesimi i qytetarëve për të zëvendësuar produktet serbe me ato vendore, duke ndihmuar kështu edhe në fuqizimin ekonomik të vendit.

Reklama

Play
Remaining Time -8:03

Unmute
×
Një iniciativë e tillë është përkrahur edhe nga personalitete të shumta nga fusha e politikës, artit, e të tjera.

E fundit që iu bashkua kësaj thirrje është aktorja dhe deputetja e njohur e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.

Adriana Matoshi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ajo publikoi në InstaStory barkodin 860, që identifikon produktet dhe mallrat serb”.

Matoshi është vetëm një nga emrat e shumtë të përkrahësve që i bashkohen kësaj iniciative, e cila me veprimet aktuale të Serbisë është më shumë se kurrë e qëlluar dhe momenti duhur për vetëdijesim.

Reklama

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

Postimi i aktores erdhi vetëm një ditë pas vizitës që anëtarët e “Besa-Besë” zhvilluan në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë, ku iniciativën e tyre e shpalosën para ministres Rozeta Hajdari.