Afrim Muçiqi: Sallat e dasmave janë më të pastra sesa 80% e QKMF-ve në Kosovë

HomeLajme

Afrim Muçiqi: Sallat e dasmave janë më të pastra sesa 80% e QKMF-ve në Kosovë

Këngëtari Afrim Muçiqi në emisionin DPT te Fidani në T7, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij pas vendimeve që kanë marrë

Përplasen dy vetura në Llabjan, tre persona dërgohen në QKUK
Ekskluzive: Gjykata e Apelit vërteton vendimin e Themelores për tarifat e shtrenjta të rrymës, refuzohet ankesa e ZRRE-së
Kapen mbi 5 kilogramë drogë në Gjilan, arrestohet një person

Këngëtari Afrim Muçiqi në emisionin DPT te Fidani në T7, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij pas vendimeve që kanë marrë deri tash, për masat anti-Covid.

Muciqi tha se sallat e dasmave në Kosovë janë më të pastra sesa mbi 80% e QKMF-ve në Kosovë.

Tutje, Muciqi tha se ministri dhe kryeministri po gënjehen nga ata që i kanë përreth dhe sallat e dasmave nuk janë burim i infektimit me Covid-19.

“Edhe ministrin edhe kryeministrin po i rrejnë ata që i kanë për rreth. U japin këshilla që s’kanë asnjë bazë. Po dëgjoj analiza e analistë që thonë se burimi i infeksionit mund të jenë sallat e dasmave”, është shprehur Muciqi.

“Salla e dasmës, është keq të themi, por e dinë edhe qytetarët e Kosovës, të gjitha QKMF-të në Kosovë, mbi 80% janë më të papastra sesa sallat e dasmave”, ka thënë Muciqi

“Pra, nuk kanë infrastrukturë, nuk kanë tualet të pastër. Sallat e dasmave janë të nivelit amerikan. Kanë standarde botërore”, shoti Muciqi.