Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan - Prishtinë, të përfshira 4 vetura Para pak qasteve ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në afërsi të fs
Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan – Prishtinë, të përfshira 4 vetura
Para pak qasteve ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në afërsi të fshatit Slivovë raporton 06 Press.
Në këtë aksident janë përfshirë 4 vetura ku dy shoferë kanë pësuar lëndime më të rënda por që janë jashtë rrezikut për jetë.
Në vendngjarje kanë arritur edhe Policia dhe ambulanca.
Mësohet se nga ky aksident janë krijuar kolona kilometrike. /06Press/