Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Gjilan, lëndohen dy persona

HomeLajme

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Gjilan, lëndohen dy persona

Një aksident ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete në Gjilan, ku janë lënduar drejtuesi i motoçikletës si dhe pasagjeri. Policia ka bërë të dit

Një aksident ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete në Gjilan, ku janë lënduar drejtuesi i motoçikletës si dhe pasagjeri.

Policia ka bërë të ditur se pas tretmanit mjekësor drejtuesi i motoçikletës është liruar për në shtëpi, ndërsa pasagjeri mbetet nën tretman mjekësor, përcjell Klankosova.tv.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i motoçikletës si dhe pasagjeri. Pas tretmanit mjekësor drejtuesi i motoçikletës është liruar për në shtëpi, ndërsa pasagjeri mbetet nën tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.