Policia ka bërë të ditur se dje në rrugën “Zija Shemsiu”, Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një motoçiklete dhe një veture civile. Si
Policia ka bërë të ditur se dje në rrugën “Zija Shemsiu”, Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një motoçiklete dhe një veture civile.
Si pasojë e aksidentit të trafikut lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës mashkull kosovar i cili fillimisht është dërguar në tretman mjekësor për ofrim të ndihmës së parë, e më pas me rekomandim të mjekut kujdestar është liruar për në shtëpi.
Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në mjetet motorike. Rasti nën hetime.