Aksident trafiku në Gjilan: Vetura godet fëmijën 13-vjeçar

HomeLajmeLokale

Aksident trafiku në Gjilan: Vetura godet fëmijën 13-vjeçar

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e ra

Rritet frikshëm qarkullimi i parave false në Kosovë, këto janë statistikat e organeve të sigurisë
Ngritja e çmimeve vazhdon edhe gjatë muajit të Ramazanit, ekspertët thonë se tregtarët po përdorin “trajta djallëzore”
Rrahje me ‘stupca’ në Gjilan/ Kushërinjtë bëhen llom mes vete për parking, ndërhyn Policia

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe të shtunën në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, ku një veturë ka goditur një këmbësor, fëmijë i moshës 13-vjeçare.

Aksidenti erdhi pasi i dyshuari nuk ka respektuar rregullat e komunikacionit, për t’u ndalur derisa e mitura po kalonte rrugën, në vendkalimin për këmbësorë.

Për pasojë, vajza ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësor, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.