Aksion i Policisë në Shtërpcë, dyshohet për spiunazh

HomeLajme

Aksion i Policisë në Shtërpcë, dyshohet për spiunazh

Policia e Kosovës mëngjesin e sotshëm një aksion për sekuestrimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale në Shtërpcë, komunën me shumicë serbe

Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të projekteve në vlerë prej 2.4 milionë euro
Ish-këshilltari e viziton Thaçin në Hagë: Folëm për të gjitha temat jetësore, por jo për burgun
Hoxha nga Prishtina: Kryeni marrëdhënie me gratë tuaja se fitoni shumë sevape

Policia e Kosovës mëngjesin e sotshëm një aksion për sekuestrimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale në Shtërpcë, komunën me shumicë serbe në rajonin e Ferizajt, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorisë në Ferizaj, po bastisen katër lokacione në Ferizaj.

Sipas informacioneve, aksioni ka të bëjë lidhur me dyshimet për spiunazh, pasi sipas burimeve brenda prokurorisë, përmes kamerave janë monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe institucionet publike të Republikës së Kosovës e që këto informacione janë përcjellë në strukturat e sigurisë në Serbi.