Aksioni i Policisë në Karaçevë / Bie në pranga personi që kërkohej nga dhjetori

HomeLajme

Aksioni i Policisë në Karaçevë / Bie në pranga personi që kërkohej nga dhjetori

Karaçeva ka disa vite që është shndërruar në destinacion të hapjes së kazinove ilegale. Më 15 dhjetor të vitit të kaluar, Policia e Kosovës gjatë një

Anëtari i KQZ-së Sami Kurteshi sulmon fizikisht një zyrtar të KQZ-së!
Humb jetën drejtuesi i automjetit në aksidentin e rëndë në hyrje të Bresalcit
Pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme

Karaçeva ka disa vite që është shndërruar në destinacion të hapjes së kazinove ilegale. Më 15 dhjetor të vitit të kaluar, Policia e Kosovës gjatë një aksioni për mbylljen e lojërave ilegale të fatit në këtë fshat, arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim disa të tjerë.

E lidhur me këtë rast, Policia të mërkurën ka arrestuar një person.

Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh, ku thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin me datën 30.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Pjesa ku vazhdimisht po ndërtohen kazinotë në Karaçevë, është pranë vijës kufitare me Serbinë, ku ende nuk dihet vija e saktë që e ndan Kosovën nga Serbia. Në këtë vend nuk është kryer procesi i demarkimit të kufirit.

Në shtator të vitit 2020 u zhvillua një aksion i gjerë i rrënimit të kazinove në Karaçevë.

Pavarësisht aksioneve të rrënimit dhe patrullimeve që Policia e Kosovës thotë se i bën, kazinotë ilegale kanë vazhduar të ndërtohen.

Organizimi i lojërave të fatit është veprimtari ilegale në Kosovë që nga viti 2019.