Aktivistja serbe: Djalin tim do ta dërgoja në Ushtrinë e Kosovës

HomeLajme

Aktivistja serbe: Djalin tim do ta dërgoja në Ushtrinë e Kosovës

Aktivistja serbe, Jelena Bulatoviç, ka thënë se ajo e konsideron Kosovën si shtetin e saj. “Pasi që jam e lindur këtu dhe jetoj këtu, kam krijuar o

Qytetari dorëzon portofolin e gjetur me mbi 735 euro në policinë e Kllokotit
Dy palët do t’i kenë nga tetë orë kohë të shtunën, marrëveshja për heqjen e Policisë dhe barrikadave në veri
Shkurtohet për 3 orë rruga drejt Sarandës

Aktivistja serbe, Jelena Bulatoviç, ka thënë se ajo e konsideron Kosovën si shtetin e saj.

“Pasi që jam e lindur këtu dhe jetoj këtu, kam krijuar organizatën time. E di që njerëzit këtu ikin për shkak të punës, ndërsa unë nuk e kam qëllim të largohem prej Kosovës. Kështu, do të mundohem me iu ndihmua të gjitha bashkësive”, ka thënë ajo.

I pyetur se a do ta dërgonte djalin e saj në Ushtrinë e Kosovës, ajo i është përgjigju se po.

“Po, nëse është kjo e detyrueshme”, ka thënë ajo në emisionin Kojshia Show.

Ajo thotë se vet nocioni i bashkëjetesës është të durosh diçka nga tjetri që nuk të pëlqen.

Organizata që drejton Jelena merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.