Aktivitete të shtuara të Policisë së Kosovës në Gjilan

HomeLajme

Aktivitete të shtuara të Policisë së Kosovës në Gjilan

Gjilan – Më datat 2 janar 2022, duke u bazuar në Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse anti Covid 19), Drejtoria rajonale e po

Serbia duhet të paguaj për dëmet e luftës në Anamoravë, rreth 950 shtëpi janë djegur tërësisht, dhe rreth 7321 shtëpi janë plaçkitur
Rrotullohet vetura në magjistralen Gjilan-Prishtinë
Gjermania drejt vaksinimit me detyrim të popullatës

Gjilan – Më datat 2 janar 2022, duke u bazuar në Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse anti Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan, ka zhvilluar aktivitete të shumta preventive me qëllim të respektimit të masave anti Covid-19.

Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 janë bërë kontrolle në qendra tregtare, sheshe mjete të transportit publik dhe lokacionet tjera në komunën e Gjilanit.

Policia në mbështetje të NJRSH-së dhe inspektorëve të AVUK-ut, në shtatëmbëdhjetë (17) lokale të ndryshme ka bërë kontrolle për mos respektimin e orarit të punës dhe ka larguar personat nga këto lokale.

Nga ana e policisë janë shqiptuar 31 gjoba nga ligji 07/L-006 nga neni 24.3 disa nga to edhe deri në 500€ lokaleve afariste hoteliere, gjeras personave fizik për mos për mosrespektim të orarit të lëvizjes gjoba nga 200€.

Aktivitete me qëllime preventive nga Policia e Kosovës do të ketë në vazhdimësi ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/