AKV ‘Gjilani’ – fitues i vendit të parë në ‘Flakadani i Karadakut’

HomeLajme

AKV ‘Gjilani’ – fitues i vendit të parë në ‘Flakadani i Karadakut’

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është vlerësuar me vendin e parë në Festivalin mbarëkombëtar ‘Flakadani i  Karadakut 2022’ që u mbajt në Viti

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është vlerësuar me vendin e parë në Festivalin mbarëkombëtar ‘Flakadani i  Karadakut 2022’ që u mbajt në Viti.

Para një publiku të shumtë e artdashës, gjilanasit u paraqitën me valle burimore, të udhëhequra me mjeshtri nga valltari i njohur, Rifat Idrizi, me valle koreografike me motive kosovare dhe prespane si dhe me këngë te përzgjedhura nga këshilli artistik i Ansamblit.

Anëtarët e ansamblit ‘Gjilani’, me veshje kombëtare dhe kolorit të shkëlqyer u pritën jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Këngët e interpretuara nga dueti i shkëlqyer Lumturie Shabani e Elona Sadiku, sikurse edhe nga këngëtarët Qemajl Musliu e Arbër Maliqi dhe grupi i këngëtarëve, Afrim Haziri, Adnan Leka, Nehat Ferati, Meti Maloku, Eroll Ahmeti bënë që programi artistik i gjilanasve të kurorëzohet me vlerësimin e merituar si nga juria profesionale, ashtu dhe nga publiku.

Orkestra profesionale e udhëhequr nga mjeshtri gjilanas, Murat Ismajli, i dha ngjyrën e mrekullueshme gjithë programit.

Pjesëmarrja e Ansamblit ‘Gjilani’ në këtë festival ishte e suksesshme.