Alarmon ish-kryeinspektori, kaq mund të shkojë çmimi i vajit

HomeLajme

Alarmon ish-kryeinspektori, kaq mund të shkojë çmimi i vajit

Ish-kryeinspektori në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla, ka folur për situatën e ngritjes së çmimeve në tregun kosovar, duke thënë se

Shtetasi nga Lugina ndalohet për kalim të paautorizuar të kufirit
Për një javë 13,180 aplikime për shtesa të fëmijëve dhe gra lehona
Ky është gjilanasi i arrestuar për drogë e pajisje për paketim dhe shitje të narkotikëve

Ish-kryeinspektori në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla, ka folur për situatën e ngritjes së çmimeve në tregun kosovar, duke thënë se Qeveria është vonuar shumë në marrjen e veprimeve për të ndaluar rritjen.

Syla tha se zgjidhja më e mirë për zgjidhjen e situatës është krijimi një task-force.

“Të krijohet një task-forcë për të bërë inspektime se kush po i rrit çmimet, të shkojë tek të gjitha bizneset apo tek importuesit më të mëdhenjë, që të marrin të gjitha dokumentacionet se me çfarë çmimi e ka sjellë atë produkt, dhe me çfarë çmimi po e shet”, tha Syla në Klan.

“As nga Ukraina e as nga Rusia nuk kemi marrë produkte ose lëndë të parë që të ngriten çmimet siç po ngriten sot”, u shpreh tutje Syla.

“Unë besoj se bizneset janë të lidhur me shtetin, dhe për këtë po rriten çmimet”.

Tutje Syla kritikoi Ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdarin, për të cilën tha se nuk i kupton gjërat.

“Ajo nuk është profesionale, nuk i din këto gjëra. Nuk mundet me e akuzu asnjë agjencion sepse politikat i bën ministrja, nuk i bëjnë krye-shefat”, tha Syla.

“Është e paimagjinueshme që sot të jetë një litër 3,43 euro. Në këto kohë me u rrit çmimi prej 1,89 euro në 3,49 euro për 3 ditë, unë e them me bindje të plotë se brenda 3 apo 4 ditësh, eventualisht 5 ditësh, çmimi i një litër vaji do të jetë 5 euro”, paralajmëroi ish-kryeinspektori. /GazetaSinjali/