Alban Hyseni i bënë publike obligimet financiare të Komunës së Gjilanit

HomeLajme

Alban Hyseni i bënë publike obligimet financiare të Komunës së Gjilanit

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni i ka bërë publike obligimet financiare të Komunës nga qeverisja e kaluar. Do të gjejmë shkelësit. Do t’i de

Përparim Rama: Festova me KV Drita sepse dajtë i kam nga Gjilani
Katër të vdekur dhe mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Kurti takohet me kryeministrin norvegjez: Duhet të rritet bashkëpunimi ekonomik

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni i ka bërë publike obligimet financiare të Komunës nga qeverisja e kaluar. Do të gjejmë shkelësit. Do t’i denoncojmë ata. Do të ndalim zhvatjen. Do të kthejmë dinjitetin e munguar ka thënë Hyseni.

‘Ne jemi zotuar për transparencë. Qasja jonë është dhe do të jetë e tillë përgjatë të gjithë mandatit, andaj edhe si institucion komuna është e hapur dhe mirëpret qytetarët e palët e ndryshme për takime’, ka thënë Hyseni.

Deklarata e plotë e Alban Hyseni: Kemi potencuar e tërhequr vëmendjen tek obligimet e mëdha financiare të komunës së Gjilanit. Kemi vendosur që lista e obligimeve të komunës të bëhet publike. Gjilani, përgjatë viteve (sidomos 8 të fundit), ka krijuar obligimet financiare si vijon:
1. Obligimet financiare jo kontingjente: 11,062,061.67 euro 2. Obligimet financiare kontigjente: 14,480,300.00 euro
Për këto dy muaj të qeverisjes tonë, në muajin dhjetor 2021 dhe janar 2022, kemi pranuar njoftimin nga përmbaruesi për obligimet që do të ekzekutohen përmes procedurës përmbarimore. Vlera e këtyre obligimeve është 3,500.000 euro!
Shumica e detyrimeve janë nga shpronësimet. Të njëjtat janë bërë pa përfillur procedurat ligjore, ku fillimisht duhet zotimi i mjeteve e më pas edhe zbatimi i procedurës së ekspropriimit. Nuk arsyetohemi. Ne do të punojmë. Nuk e përdorim si justifikim të kaluarën. Punojmë për të ardhmen.

Do të gjejmë shkelësit. Do t’i denoncojmë ata. Do të ndalim zhvatjen. Do të kthejmë dinjitetin e munguar.
Për Gjilanin që meritojmë, për të ecur në rrugën e zhvillimit.