Alban Hyseni ka pritur në takim pune zëvendëskryeministren Rexhepi dhe ministrin Latifi për t’i informuar për gjendjen me pandeminë COVID-19

HomeLajme

Alban Hyseni ka pritur në takim pune zëvendëskryeministren Rexhepi dhe ministrin Latifi për t’i informuar për gjendjen me pandeminë COVID-19

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka pritur në takim zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi dhe m

Gjobitet vozitësi për tejkalim në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Prishtinë
79 vjeçari që kujdeset çdo ditë për sheshin në Prishtinë, thotë se e bën në shenjë falënderimi ndaj Nënë Terezës
Mërgimtarët nisen drejt Kosovës, këto janë pritjet në pikat kufitare

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka pritur në takim zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi dhe ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Pasi i falënderoi për vizitën, bashkëpunimin dhe konstruktivitetin, Hyseni i ka njoftuar për situatën me pandeminë, ofrimin e shërbimeve sikurse edhe gjendjen e komuniteteve jo shumicë.

“Si kryetar i Komunës i njoftova për veprimet që i kemi ndërmarrë, takimet që i kemi pasur me Qendrën Operative Emergjente, funksionalizimin, respektivisht përgatitjet finale për ri-funksionalizimin e Qendrës COVID. Po ashtu, diskutuam edhe për nevojat tjera të Komunës, qoftë në fushën e shëndetësisë, qoftë edhe projektet tjera që mund të vijnë në të ardhmen. I falënderoj shumë për vizitën dhe mbështetjen e ofruar”, ka thënë Hyseni.

Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi tha qëllimi i vizitës është për ta parë se si qëndron puna me Qendrën COVID, për shërbimet mjekësore për komunitetet e ndryshme, ndërkaq ka shprehur falënderim ndaj Alban Hyseni dhe të gjithë stafit për angazhimin maksimal për ta përballuar situatën me virusin COVID-19 në nivel profesional.

“Si Qeveri jemi këtu për t’ju ofruar përkrahje për t’i realizuar bashkërisht prioritetet e Komunës së Gjilanit”, ka thënë zëvendëskryeministrja Rexhepi.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, pasi e falënderoi kryetarin Hyseni për pritjen, tha se është i lumtur që sot ka mësuar drejtpërdrejtë për situatën me pandeminë.

“Më së shumti u gëzova për rezultatet që Komuna e Gjilanit i ka arritur në menaxhimin e një të papriture të madhe që e ka kapluar krejt botën, pasi që Gjilani ka treguar rezultate të shkëlqyeshme edhe në shërbimet spitalore, edhe në shërbimet e kujdesit primar dhe të gjitha shërbimet që është dashur t’i jepen qytetarëve”, ka deklaruar pas takimit ministri Latifi./rajonipress/