Alban Hyseni viziton një familje strehuese, zotohet për mbështetje edhe nga niveli lokal

HomeLajme

Alban Hyseni viziton një familje strehuese, zotohet për mbështetje edhe nga niveli lokal

Ishim në vizitë tek familja Ibrahimi e cila është një nga tri familjet strehuese në Gjilan. Këto familje ofrojnë mbështetje e dashuri për shumë fëmijë

Ishim në vizitë tek familja Ibrahimi e cila është një nga tri familjet strehuese në Gjilan. Këto familje ofrojnë mbështetje e dashuri për shumë fëmijë pa përkujdesje prindërore, mirëpo komuna e Gjilanit nuk ka arritur të ofrojë mjaftueshëm mbështetje për ta përtej asaj që e kanë marrë nga institucionet qendrore.

Asnjë mbështetje financiare nuk mund të shpaguajë fisnikërinë e këtyre familjeve, por prapëseprapë do të mundohemi që gjatë qeverisjes sonë komunale të ofrojmë mbështetje edhe nga niveli lokal; sepse Lëvizja është për të gjitha shtresat.