Albina dhe Familja Kelmendi drejt Evrovizion 2023

HomeLajme

Albina dhe Familja Kelmendi drejt Evrovizion 2023

Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojë Shqipërinë në Evrovizion 2023. Ajo ka marrë votat maksimale nga publiku duke qenë e preferuara e shqi

Përfundon numërimi i votave në Vushtrri, PDK e para në komunën e qeverisur nga LDK-ja
Sot pritet të lehtësohen masat, hiqet ora policore
Çmimet e gomave po rriten, ato së shpejti mund të jenë shumë më të shtrenjta

Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojë Shqipërinë në Evrovizion 2023.

Ajo ka marrë votat maksimale nga publiku duke qenë e preferuara e shqiptarëve për të dërguar “logon” e Shqipërisë në skenën e madhe të këngës së Evropës.

Kënga “Duje” fitoi zemrat e publikut, ndërsa Albina dhe Familja Kelmendi fituan edhe çmimin e dytë të festivalit të këngës me vlerësimin e jurisë profesioniste.

“Ju dua shumë do t’ju përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme, ju falënderoj shumë”, tha Albina e emocionuar.

Evrovizion 2023 do të mbahet në Liverpool, pasi Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi garën e këtij viti, por organizatorët vendosën ta mbanin në një tjetër vend për shkak të luftës.